Këto mjete janë konstatuar duke garuar me njëri-tjetrin në pjesën e autostradës së Unazës së re nga TEG në drejtim të kopshti botanik, duke sjellë rrezikshmëri për drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe shqetësim për banorët e zonës.
Drejtuesit e këtyre mjeteve u kanë bërë modifikime mjeteve në sistemin e shpejtësisë dhe pamjes së jashtme duke u bërë sa më shumë sportive. Në video shihet se makinat bëjnë gara me njëri- tjetrin me një shpejtësi mbi 200 km/h.