Një shqiptar është arrestuar në Meksikë, pasi në tentativë për të shmangur bllokimin e makinës ka aksidentuar rëndë një punonjëse policie.
 
Pas aksidentit shqiptari është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por pas ndjekjes është vendosur në pranga disa orë më vonë.
 
Shqiptari i arrestuar sipas mediave meksikane është N. Zenuni 33-vjeç. Policia njofton se pas arrestimit, shqiptarit i është gjetur në makinë një hanxhar.
 
Autoritetet meksikane kanë nisur hetimet për të kalurën e shqiptarit, ndërsa efektivja e plagosur ndodhet jashtë rrezikut pas ndihmës së parë.

[gallery]20968[/gallery]