Dhjetëra të rinj kanë pritur ardhjen e ekipit portugez në stadiumin “Qemal Stafa” për të kryer stërvitje në prag të ndeshjes për eliminatorët e Euro 2016. Arsyeja ishte prania e Kristiano Ronaldos.

Ylli portugez që luan për Real Madrid ndryshe në rastet kur përfaqëson ekipin spanjoll nuk bëri asnjë përshëndetje për tifozët shqiptarët, ndoshta duke i konsideruar kundërshtarë.

Ronaldo pasi ka qëndruar për 30 minuta i ulur në stol ka dalë në fushën e blertë për të bërë stërvitje. Kombëtarja e Shqipërisë do të ndeshet me Portugalinë sonte në orën 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”. 

 
 
 

O dia das seleções nacionais A e sub-21 por terras albanesas visto em 43 segundos. Vejam mesmo até ao fim... #ALBPOR

Posted by on 2015-09-06



Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )