Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ndodhet në Shkodër për të ndjekur ndeshjen Kosovë-Kroaci.
 
Gjatë një shëtitje në pedonalen e qytetit Verior, ai është vërshëllyer nga fansat e Kosovës.
 
Në këtë moment, Veseli i shoqëruar nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka marrë flamurin kuqezi dhe ka bërë disa foto me një grup tifozësh.
 
Më pas ai ka vijuar shëtitjen përgjatë pedonales. 

kadri veseli
(Kadri Veseli dhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com