Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi prej katër vitesh ishte shpallur në kërkim. Shqiptari i arrestuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kërkohej për trafik droge.

Ai kishte mundur t'i shpëtonte autoriteteve italiane, pasi përdorte një pasaportë greke false. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dy pistoleta dhe 450 gr kokainë e pastër, disa telefona celularë si dhe 1500 euro cash. 

Sipas policisë italiane shqiptari ishte një shpërndarës i fuqishëm droge në zonën e Tranit në Bari. Pas arrestimit ai u dërgua në burg, ku do përballet me akuzat e ngritura që në vitin 2011.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)