Përveç tentativës së goditjes me televizor të Edi Palokës ndaj Ditmir Bushatit, dhe hedhjes së miellit, ujit dhe sendeve të tjera të forta nga ana e opozitës në drejtim të qeverisë, deputeti sosicliast Taulant Balla ka nxjerrë edhe një tjetër episod.

Në të sipas Ballës dëgjohet zëri i Monika Kryemadhit në momentin kur kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpret seancën.

“Ja kush është shembulli edukatës për deputetët e rinj të LSI! Dëgjoni se si përgjigjet mentorja e tyre kur Kryetari i Kuvendit njofton ndërprerjen e seancës. Monika Kryemadhi: Ik o r....”, - shkruan Balla.  

Rama kishte thënë pak kohë më parë në Kuvend: “Thirri thirri të të ngrihet, por ai i gjori nuk ngre kokë”, - duke aluduar se opozita nuk ishte në gjendje të ngrinte dot njerëzit në protesta.

Por sipas Ballës Kryemadhi shkoi edhe më tej duke e përmendur troç organin gjenital mashkullor.