VIDEO/ Napoli 'vret' kampionatin, Verona pikë të arta! Fiorentina hap fals në shtëpi

Festa e Hellas Verona

Serie A e futbollit është në javën e 19-të. Këtë të shtunë gjithçka nisi me fitoren 2-0 të Veronës kundër Lecces. Në 18:00 Salernitana humbi 0-2 me Napolin, ndërsa në 20:45 Fiorentina humbi 0-1 me Torinon.

Në stadiumin "Marc'Antonio Bentegodi", Hellas Verona fitoi 2-0 me Leccen. Vendasit marrin tri pikë shprese, duke qenë në prag për t'u larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit. Në minutën e 40-të, Depaoli kaloi në avantazh Veronën. Në pjesën e dytë, Lazovic në minutën e 54 vendosi qetësinë me golin e dytë dhe të tri pikëve. Verona me këtë fitore shkon në vendin e 18-të me 12 pikë, ndërsa Lecce mbetet me 20 pikë në vendin e 14-të.

Napoli fitoi 0-2 me Salernitanën në transfertë, për javën e 19-të në Serie A. Skuadra e Luciano Spallettit "vret" Serinë A, duke mbajtur kreun e klasifikimit me 50 pikë. Di Lorenzo në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë kaloi Napolin në avantazh, teksa Osimhen në minutën e 48 shënoi golin e dytë. Pas kësaj jave, Napoli me 50 pikë mban vendin e parë, 12 pikë më përpara Milanit. Salernitana me 18 pikë mban vendin e 16-të.

Torino fitoi 0-1 me Fiorentinën në Firenze për javën e 19-të në Serie A. Në stadiumin "Artemio Franchi" vendosi goli i Miranchuk në minutën e 33 të ndeshjes. Asisti i Mërgim Vojvodës ka bërë që Miranchuk të shënojë një gol të bukur nga jashtë zone, duke shtangur Terracianon. Megjithë ndërrimet e shumta, rezultati në fund mbeti i njëjtë. Pas javës së 19-të, Torino mban vendin e shtatë me 26 pikë, teksa Fiore qëndron në vendin e nëntë me 23 pikë.

Serie A - java 19-të:

Verona 2-0 Lecce

18:00 Salernitana 0-2 Napoli

20:45 Fiorentina 0-1 Torino

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
VIDEO/ Torino fiton në Firenze dhe parakalon Fiorentinën, Europa më pranë falë një shqiptari

Torino fitoi 0-1 me Fiorentinën në Firenze për javën e 19-të në Serie A. Në stadiumin "Artemio Franchi" vendosi goli i Miranchuk në minutën e 33 të ndeshjes. Asisti i Mërgim Vojvodës ka bërë që Miranchuk të shënojë një gol të bukur nga jashtë zone, duke shtangur Terracianon. Megjithë ndërrimet e shumta, rezultati në fund mbeti i njëjtë. Pas javës së 19-të, Torino mban vendin e shtatë me 26 pikë, teksa Fiore qëndron në vendin e nëntë me 23 pikë.

Ora 20:03
VIDEO/ Napoli 'blindon' kreun e Serie A, skuadra e Spallettit fiton në transfertë

Napoli fitoi 0-2 me Salernitanën në transfertë, për javën e 19-të në Serie A. Skuadra e Luciano Spallettit "vret" Serinë A, duke mbajtur kreun e klasifikimit me 50 pikë. Di Lorenzo në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë kaloi Napolin në avantazh, teksa Osimhen në minutën e 48 shënoi golin e dytë. Pas kësaj jave, Napoli me 50 pikë mban vendin e parë, 12 pikë më përpara Milanit. Salernitana me 18 pikë mban vendin e 16-të.

Ora 17:10
VIDEO/ 2 gola në 'Bentegodi', Verona pikë shprese kundër Lecces

Në stadiumin "Marc'Antonio Bentegodi", Hellas Verona fitoi 2-0 me Leccen. Vendasit marrin tri pikë shprese, duke qenë në prag për t'u larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit. Në minutën e 40-të, Depaoli kaloi në avantazh Veronën. Në pjesën e dytë, Lazovic në minutën e 54 vendosi qetësinë me golin e dytë dhe të tri pikëve. Verona me këtë fitore shkon në vendin e 18-të me 12 pikë, ndërsa Lecce mbetet me 20 pikë në vendin e 14-të.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?

×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon