KANADA - Një video virale ku dy lojtarë hokeji përfshihen papritmas në një përleshje po qarkullon në internet dhe reagimi i familjes së njërit prej lojtarëve ka marrë komente të ndryshme. Lojtari që mban fanellën me mbiemrin "Xhekaj" kuptohet që ka origjinë shqiptare.
Florian Xhekaj, 21 vjeç, është lojtar profesionist hokeji që luan si sulmues për Montreal Canadiens në NHL, liga më e madhe dhe më e njohur e hokejit mbi akull në botë. Ai është vëllai i vogël i Arbër Xhekajt, që gjithashtu është lojtar hokeji profesionist dhe luan për Montreal Canadiens.
Djemtë janë me origjinë pjesërisht shqiptare, babai i tyre është nga Drenica e Kosovës, kurse nëna me origjinë çeke. Kur kamera drejtohet te portretet e tyre pasi i biri godet kundërshtarin, mamaja duket shumë serioze, gati në zemërim, kurse babai fsheh emocionin dhe buzëqeshjen e madhe kur sheh se po fokusohet prej kamerës. Kjo, nuk u shpëtoi as komentuesve:
"Tipike reagimi i mamit dhe i babit," tha dikush. "Babi Xhekaj duket i lumtur, mami jo dhe aq", shtoi dikush tjetër duke qeshur.
Një tjetër komentues përshkroi gjithë skenën me pasion: "Kamera zhvendoset te familja Xhekaj në tribunë teksa Floriani fillon të përleshet. Nëna ka fytyrë serioze, babai nuk mund të kontrollohet, ngrihet i entuziazmuar… por shpejt merr veten pas një shikimi të shpejtë nga nëna… motra e vogël përpiqet të fshehë buzëqeshjen pas dorës… dhe vëllai i madh buzëqesh nga veshi në vesh, mbështetet mbi pankinë, godet shkopin mbi bord dhe çmendet.
Zot i madh, e dua këtë familje, me vlera të sinqerta dhe mbështetje të vazhdueshme. Ndeshje e shkëlqyer, guximi dhe vendosmëria e familjes Xhekaj ishte një faktor në suksesin e ekipit mbrëmë. Përfshirja 100% sjell motivim për të gjithë ekipin! Faleminderit! Ky është hokeji".
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
-
Po
14.1%
-
Jo
81.5%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 2649
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Nuk do të doje të jetoje brenda kokës së tij': Dilema e diplomatëve në epokën e presidentit Donald Trump!
25 Janar, 19:36
-
Marrëveshja tregtare me Kinën i kushton shtrenjtë Kanadasë, Trump e kërcënon me tarifa doganore prej 100%
24 Janar, 17:34
-
“Nuk varemi nga SHBA-të”, Trump tërheq ftesën për Kanadanë në Bordin e Paqes! Paralajmëron Carney-n: Mbaje mend këtë!
23 Janar, 09:22
-
Nga ‘të jetuarit brenda një gënjeshtre’ te realizmi i bazuar në vlera: Fjalimi i Mark Carney në Davos 2026 dhe strategjia e re globale e Kanadasë
22 Janar, 09:34
-
Kanadaja do rend të ri global në tregti, bën aleancë me Kinën dhe përpiqet të ulë varësinë nga SHBA
20 Janar, 15:48
-
Kanada-Kinë, Mark Carney dhe Xi Jinping zotohen për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve
16 Janar, 09:22
-
Ish-zëvendëskryeministrja e Kanadasë lë parlamentin, pranon detyrën si këshilltare për Zelenskyn
6 Janar, 08:16
-
Shqipëria dhe Kanadaja nënshkruajnë marrëveshjen historike për fluturime direkte
17 Dhjetor 2025, 08:40
-
Vrau oficerin e policisë dhe djalin e tij 8-vjeçar në Fier për të marrë hakun e të vëllait, Gjykata në Kanada: Ëngjëll Ibrahimi nuk do të ekstradohet në Shqipëri
8 Dhjetor 2025, 12:28
-
Kupa e Botës për Ski/ S'është fundjava e Lara Colturit, skiatorja kuqezi renditet e 15-ta në Slalomin Gjigant
7 Dhjetor 2025, 20:15
-
Kupa e Botës 2026/ Nëse kualifikohet, Shqipëria luan në Meksikë në orën 04:00 të mëngjesit! Kundër Japonisë në orën 01:00 në Dallas
7 Dhjetor 2025, 11:43
-
Kupa e Botës për Ski/ Kushtet atmosferike s’e favorizojnë, Lara Colturi renditet e 23-ta në pistën e Kanadasë
6 Dhjetor 2025, 22:53