Chelsea fitoi 1-2 në transfertë me Salzburg në Champions League, duke marrë kreun e grupit dhe siguruar kualifikimin për në fazën me eleminim direkt. Për Blutë në fushë u hodh edhe Armando Broja. Sulmuesi shqiptar u fut në fushë në minutën e 75, me djaloshin kuqezi që zëvendësoi Sterling në sulm. Notë 6.0 për Brojën, teksa lojtari më i mirë te Chelsea ishte Thiago Silva me 7.9 dhe Kovacic me 7.8.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Juventus s'e njeh turpin, bardhezinjtë eleminohen nga Champions League! Milan poker në Zagreb, PSG luan 'tenis'! Real Madrid zhgënjen por kualifikohet