TIRANE - Prej disa ditësh kjo video e denoncuar nga Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore, po bën xhiron e radhës në rrjetet sociale.
Në pamje duket një grua që kërkon të kalojë nga njëri krah në tjetrin të rrugës, që duket si unaza në Elbasan. Nuk ka parë për asnjë vend ku mund të ketë viza të bardha, por ka prerë rrugën aty ku duket më për shkurt.
Në moment shfaqet një automjet që nga shpejtësia që kalon dhe koha që i është dashur për të ndaluar më pas duhet të ketë qenë mbi 60 km/h, kur kufiri maksimal në qendrat e banuara është 40 km/h.
Me atë shpejtësi, mjeti nuk ka mundur kurrsesi të ndalojë në momentin për 4 sekondat sa ka qenë prerja e menjëhershme e rrugës për të kaluar në anën tjetër.
Edhe pse goditja dhe fluturimi mbi makinë e këmbësores kanë qenë të frikshme, kjo e fundit është ngritur dhe duket se fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime të rënda. Në video duket edhe kthimi i automjetit pas në vendin e ngjarjes, pasi e ka patur të pamundur të ndalojë në atë moment.
Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO