Në 'San Siro' tifozët e Milanit 'shijuan' humbjen e dytë sezonale. Ishte Parma që mposhti 0-1 kuqezinjtë falë golit të Mariano Troilo në minutën e 80-të. Arbitri e anuloi fillimisht golin për një faull, por pas konsultës dhe pamjeve të VAR gjithçka u quajt e rregullt. Pa Allegrin në stol, kuqezinjtë vuajtën edhe dëmtimin e rëndë të Loftus-Cheek në minutën e dhjetë të takimit. Anglezi mund të mungojë gjatë, teksa doli nga fusha me barelë. Me 54 pikë Milani mbetet në pozitën e dytë të renditjes, dhjetë pikë pas kryesuesve të Interit.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 22 Shkurt, 21:11

    A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?