Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në një pikë karburanti në Sarandë.

Artan Hoxha, 44 vjeç, banor i Gjashtës punonjës i pikës së karburantit është vrarë me çifte pas një grabitjeje. Disa orë pas ngjarjes policia ka arrestuar autorin Arqile Koçi, 27 vjeç, në ambientet e një hoteli. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të ditës së sotme ndërsa Koçi, 27 vjeç banues në Sarandë ka shkuar me një motor të kuq, i pamaskuar dhe ka vjedhur rreth 60.000 lekë.

Sipas burimeve nga policia autori është edhe përdorues i lëndëve narkotike. Pas plagëve të marra Hoxha është nisur drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

[gallery]19518[/gallery]
Publikohet video e momentit të vrasjes në karburant
Në videon e shpërndarë nga Policia e Shtetit tregohet momenti kur 27 - vjeçari Arqile Koçi, qëllon me armë zjarri rojen e pikës së karburantit në qytetin e Sarandës.

Në këto pamje të publikuara nga policia tregohet momenti kur 27 – vjeçari mbërrin me motorin e tij të kuq dhe pushkën që e mban të hedhur pas krahëve. Ai zbret nga mjeti dhe ia drejton armën 44 – vjeçarit Artan Hoxha, i cili qëndron i ulur në një tavolinë bashkë me person tjetër jashtë karburantit.

Më pas, Koçi futet brenda karburantit ku merr edhe shumën prej 60 mijë lekëve të reja dhe me qetësi largohet me motorin e tij. Autori i vrasjes dhe grabitjes u arrestua disa orë më vonë nga Policia. 



Fenomenti i grabitjes së karburanteve
Grabitja e karburanteve është fenomen i përsëritur ku vetëm në muajin e kaluar janë regjistruar dhjetëra raste. 

Pak ditë më parë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u kërkoi administratorëve të pikave të karburantit me pakicë, marrjen e masave shtesë.

Ministri Tahiri u kërkoi administratorëve të vënë në përdorim automatet elektronike për pagesën e furnizimit me karburant, vendosjen e kamerave me rezolucion të lartë dhe infra të kuqe si dhe të lidhin çdo pikë karburanti me sinjal alarmi me sallën e komandimit.



Policia: Rreth orës 03:55, në lagjen "Qafë Gjashtë" të Sarandës, në një pikë karburanti, një person (ende i paidentifikuar), i armatosur me armë gjahu, ka shkuar me qëllim për të vjedhur dhe ka qëlluar me "Çifte" punonjësin e kësaj pike, shtetasin:
 
A.H., 44 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, i cili për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë rrugës drejt Spitalit të Sarandës.
 
Dyshohet se autori ka shkuar me një motor të kuq, i pamaskuar dhe ka vjedhur një sasi parash prej rreth 60.000 (gjashtëdhjetë mijë lekë) të rinj.
 
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
 
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

[gallery]19503[/gallery]