Një murgeshë është filmuar nga kamerat e sigurisë së një supermarketi duke u larguar bashkë me pazaret pa paguar asgjë. Motër Agnes Pennino mbushi karrocën me sende të ndryshme, pastaj furnizoi makinën me karburant dhe u largua, por policia mundi ta gjurmojë lehtësisht falë targës së makinës.

Murgesha 78-vjeçare u akuzua për vjedhje në vlerën 23 dollarë, ndërsa kishte marrë kryesisht kafe, shampo dhe sapunë. Dikush në dyqan kishte kallëzuar veprimin e Motër Agnesës dhe kur policia kontrolloi kamerat e sigurisë, shkoi ta arrestojë.

“Njerëzimi ka shkuar në djall”, u shpreh një nga klientet e supermarketit. “Të them që u shokova, s’është asgjë, u shpreh dikush tjetër. S’mund ta besoj që një murgeshë mund të bëjë diçka të tillë”. Incidenti ndodhi në Pensilvani, ku vjedhja dënohet me gjobë.