BELGJIKË - Club Brugge dhe Barcelona barazuan 3-3 të mërkurën për raundin e katërt në fazën e ligës së Champions League. Përpara ndeshjes në Brugge ndodhi një incident që përfshiu tifozët e Barcelonës.
Të ndodhur në një autobus që po i dërgonte në stadium, mjeti u përfshi nga flakët. Sipas policisë, por edhe nga pamjet, duket se një tifoz i Barçës u fut me flakadan të ndezur në autobus dhe ky i fundit u përfshi nga flakët.
Për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar, por policia belge bën me dije se pati një të arrestuar për këtë ngjarje. Nuk dihet nëse gjithçka ishte me dashje, apo situata doli jashtë kontrollit.
Komente







