Video nga momenti i sikletshëm/
“Blatter më ngacmoi të pasmet...”

Video nga momenti i sikletshëm/<br />“Blatter më ngacmoi të pasmet...”<br>
Skandali i ngacmimeve seksuale, ashtu si në botën e madhe të kinematografisë, dhe jo vetëm, ka prekur së fundmi edhe në botën e futbollit. Hope Solo, ish portierja e kombëtares së SHBA-së, kampione Bote, në vitin 2015 dhe kampione olimpike në 2008-ën e 2012-ën, ka ngritur akuza ndaj ish presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, duke deklaruar se e ka ngacmuar seksualisht gjatë ceremonisë së dorëzimit të Topit të Artë në vitin 2013, përpara se ajo të ngjitej në skenë.

36-vjecarja deklaroi se Blatter e kishte prekur në pjesët intime ne ceremoninë e Topit të Artë në 2013. ‘’Mbeta e shokuar ne moment dhe u shpërqendrova totalisht por me duhej te dilja ne skene te jepja një çmim dhe mu desh qe brenda pak sekondash te mblidhja veten për te mos e dhënë veten para kamerave dhe te pranishmeve ne salle’’ citohet te ketë thënë Hope solo. përfaqësues të futbollistes, konfirmuan një gjë të tillë në një intervistë dhënë për revistës portugeze “tribuna espreso’’. Ndërkohë reagimi ka ardhur edhe nga vetë Blatter, që nëpërmjet zëdhënësit të tij iu drejtua të përditshmes ‘The Guardian’, për të hedhur poshtë akuzat e Solos, duke i cilësuar ato si qesharake.

Karriera e Hope Solo me përfaqësuesen amerikane të futbollit u ndërpre në Lojërat Olimpike të Rio De Janeiros, kur SHBA u eliminua nga Suedia dhe portierja nuk ngurroi të përkufizojë futbollistet suedeze si frikacake, për shkak të aplikimit të lojës mbrojtëse, një deklaratë që i kushtoi shtrenjtë asaj, pasi u përjashtua nga skuadra përfaqësuese tek e cila ajo nuk pranoi të kthehej më. Akuzat e saj vijnë në një moment kur krysisht në SHBA ka pasur akuza të shumta nga aktore të Hollivudit kundrejt regjisoreve dhe aktoreve për ngacmime seksuale

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës