Një grup protestuesish jashtë parlamentit të Ukrainës, ndërsa shanin dhe bërtisnin, kapin një deputet dhe e hedhin në një kazan plehrash.

Tani Zhuravsky është një pjestar i Partisë së Zhvillimit Ekonomik dhe ndërsa po ecte mes turmës jashtë pralamentit është tërhequr me forcë duke përfunduar brenda kazanit me plehra. Protestuesi që e hodhi e mban brenda duke mos e lejuar të dalë jashtë, ndërsa i shtyn kokën për të mos lëvizur. Ai i hedh ujë mbi fytyre duke e goditur më pas me çantën e tij të punës.

Deputeti fatkeq Vitaly Zhuravsky, ish-pjestar i Partisë së Rajonit të Presidentit Viktor Yanukovich, ishte autori i një projekt-ligji për ndalimin e rreptë të protestave anti-qeveritare. Më herët ai kishte nxjerrë një projekt-ligj tjetër që dënonte me ligj shpifjet. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)