Një grup protestuesish kanë sulmuar mbrëmjen e sotme kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën, i cili ishte ulur për kafe në një nga lokalet pranë stadiumit ‘Air Albania’.
‘O hajdut, Taulant Balla o kriminel’ bërtisnin protestuesit, teksa deputeti socialist, i cili mbante edhe një kapene në kokë, ngrihet dhe largohet nga kafeneja dhe futet në një dyqan të qendrës tregtare për t’iu fshehur protestuesve.
Ndërkohë pak minuta më pas, Balla teksa ka postuar një fotografi nga tubimi në Tiranë, ku duket një pjesëmarrje e ulët e protestuesve, ka ‘thumbuar’ protestuesit, të cilët i ka quajtur ‘të dëshpëruar’ që bërtasin rrugëve si pijanikët.
Balla teksa i quan protestuesit ‘sorra’ u thotë atyre që të mos dalin më në protesta sepse ‘nuk ju ka kush në refene’.
“Janë aq të dëshpëruar saqë bërtasin rrugëve si pijanikët pasi kanë tejkaluar sasinë e alkolit. O sorra mjaft se nuk ju ka kush në refene!”, ka shkruar Balla.

Foto e publikuar nga Balla
-
Ky Tao Tao eshte vemjabe dyte me e rrezikshme pas Erjon Veliajt ketij sja kalon kush perveç Bablokut
Përgjigju -
Koke katrori ditet te numeruara i ka me i shku Erjon Veliajt komshi
Përgjigju








Komente
Komento