Publikohet video pak momente para masakrës së ndodhur mbrëmë në një lokal në Njësinë Administrative Dajç, në Shkodër, ku mbetën të vrarë 2 persona dhe katër të tjerë u plagosën rëndë.

Autori i krimit të rëndë, është 33-vjeçari Miklovan Parubi, tashmë i vënë në prangat e policisë, i cili duket edhe në video teksa debaton me një tjetër person në tavolinën e pokerit. 

Në ambientet e lokalit janë rreth 9 persona, së bashku pronarin e lokalit, Arjet Saiti, i cili u qëllua për vdekje nga Parubi. Siç duket edhe në pamjet filmike, Parubi ngrihet nga tavolina pas debateve me shokët e tij. 

Pak minuta më pas, ai do të kthehej i armatosur brenda në lokal ku do të hapte zjarr në drejtim të shokëve të tij. 

Si rezultat i këtyre të shtënave, humbën jetën në vend Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç, ndërsa mbetën të plagosur Ndok Marku, Vinçens Kopshti, Aleks Prendi dhe Kitas Molla. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com