Një piton tre metra të gjatë, kjo është ajo që mamaja ka gjetur poshtë shtratit të djalit të saj 13-vjeçar.
 
Gjarpërri gjigant ishte futur brenda përmes dritares dhe kishte vrarë macen e familjes.
 
Thanapoom Lekyen 42-vjeçe, ka thënë se kishte gjetur macen jashtë dritare të masakruar nga kafshimet e pitonit, dhe kur u fut në dhomën e gjumit të birit të saj u tmerruar kur pa zvarranikun duke qëndruar nën shtrat.
 
13-vjeçari Nong një natë më parë kishte fjetur në dhomën e nënës së tij, duke i shpëtuar kështu vdekjes së sigurt.
 
“U zgjova herët në mëngjes dhe e gjeta macen e masakruar nga kafshimet e një kafshe, por nuk e dija se për çfarë lloj kafshe bëhej fjalë. Por, kur u futa në dhomën e të birit mbeta pa fjalë kur pashë bishtin e një pitoni gjigant duke lëvizur nën shtrat”, është shprehur ajo.