Një gjuetar me përvojë nga Kanadaja, Zachary Brown, ishte duke filmuar një skenë të bukur të një ariu me këlyshët e saj të vegjël në Stony Plain, Alberta.

Ndërsa këlyshët e vegjël vazhduan të eksploronin zonën e pyllëzuar, arusha filloi të vinte re gjuetarin, i cili nuk i kushtonte vëmendje asaj që po ndodhte por vetëm filmonte të vegjëlit e arushës në pyllin e Alberta-s.

Në video shihet ariu duke iu afruar gjahtarit dhe pastaj nxjerr kokën mbas një pemë para se të sulmonte atë. Në pamje duket si Brown tmerrohet nga sulmi i papritur i arushës, dëgjohet duke bërtitur dhe duke vrapuar, ndërsa është me fat që shpëtoi gjallë pa e kapur ariu në momentin  e sulmit.