6.5 kg marijuanë janë sekuestruar në portin e Durrsit mëngjesin e sotëm nga policia, dhe u arrestua në flagrancë një person.

Fatbardh Kokomeci 54 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në autobusin e drejtuar prej tij, u gjet sasia e drogës e cila ishte e fshehur  pas sedileve të fundit .

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi I lëndëve narkotike" e mbetur në tentativë.

Policia sekuestron 6.5 kg marijuanë në port, një në pranga
 Marijuana e sekuestruar në portin e Durrësit 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com