"U desh një virus që të biem në dashur me këtë dreq vendi"...kjo është fraza mbyllëse e një videoje që mban titullin "Jemi të çuditshëm ne shqiptarët".

Në fokus të kësaj video, të publikuar nga kryeministri Edi Rama, paraqitet dy realitetet që kanë dhe po jetojnë shqiptarët; realiteti para koronavirusit ku kafet mbusheshin plot, kur shahej Shqipëria dhe realitetin pas këtij virusi ku njerëzit kanë nisur të kuptojnë se sa shumë e duan këtë vend që deri dje e shanin.