Sivasspor fitoi 4-0 kundër Hopaspor për raundin e 1/64 në Kupën e Turqisë. Në këtë duel deçiziv për vendasit ishte Rey Manaj, me sulmuesin e Kombëtares që shënoi tre gola qysh në pjesën e parë.
Manaj hapi gjithçka në minutën e gjashtë, teksa dyfishoi në të 35 minutë. Duhej minuta e 42 që lushnjari të gjente golin e tretë personal dhe të tretin e ndeshjes, duke vulosur kualifikimin.
Në pjesën e dytë Kaya dërgoi shifrat në 4-0. Me tripletën e sotme, Manaj merr topin në shtëpi dhe vijon formën e mirë, teksa edhe në kampionatin turk ka shënuar dy gola.
I "rilindur" pas një dëmtimi të gjatë dhe disa muaj pa ekip, Manaj është duke i dërguar "sms" Sylvinhos për një ftesë rikthimi në Kombëtare.