VIDEO/ Ronaldo nuk ndalet së provokuari: Kam fituar 5 ‘Champions’, këta çuna zero

VIDEO/ Ronaldo nuk ndalet së provokuari: Kam fituar 5 ‘Champions’, këta çuna zero

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk është mjaftuar me provokimet në fushë, por ka bërë diçka të tillë edhe në zonën e medias pas humbjes që Juventusi pësoi në stadiumin “Ëanda Metropilitano” kundër Atletico-s. 

Teksa kalonte në zonën mikse portugezi fillimisht u pyet nëse ishte i zhgënjyer dhe u përgjigj: “Po, ky është futbolli”. Më pas ish-futbollisti i Realit shtoi duke bërë edhe gjeste me duar: “Unë kam fituar 5 herë ‘Champions League’, ndërsa këta çuna zero.”

Një provokim i pastër i Ronaldo që ndodhi edhe gjatë ndeshjes. Juventus u mposht 2-0 në ndeshjen e parë me eliminim direkt në “Champions” dhe do ta ketë shumë të vështirë për të kaluar në raundin tjetër, pavarësisht se ishte kuotuar si një nga pretendetet kryesore për ta fituar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”