Një helikopter Mil Mi-8 që i përkiste Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Rusisë me tre persona në bord u rrëzua në një liqen në Republikën Veriore të Karelias, tha sot ministria, duke shtuar se kërkimet janë duke vazhduar.
Sipas ministrisë, rrënojat e helikopterit, i cili u zhduk nga radarët vonë të dielën në mbrëmje (4 Shkurt), u vunë re 11 kilometra larg bregut të liqenit Onega, i dyti më i madh në Europë, në një thellësi prej rreth 50 metrash.
Karelia ndodhet midis Finlandës dhe Rusisë veriperëndimore, midis detit të Bardhë dhe Baltik.
Karelia, Russia ❗
— LX (@LXSummer1) February 4, 2024
Tonight, an MI-8 helicopter ???? disappeared from radar. Previously, the helicopter belongs to the Ministry of Emergency Situations. The aircraft followed the route Petrozavodsk - Vytegra. The last time contact with the aircraft was in the Prionezhsky region of… pic.twitter.com/Va8eCGSjBe