Në Melburn në Australi ka ndodhur diçka disi e çudtishme. Një djalosh 10 vjeçar i quajtur Mitchell Schibeci ishte ulur mes turmës ku po shihte një ndeshje kriketi, kur kamerat u fokusuan te ai.

Djaloshi po hante shalqirin si një mollë, bashkë me lëkurë. Pas këtij momenti, video e tij është bërë e famshme në rrjetet sociale dhe djaloshi është etiketuar me nofkën djali-shalqi.