VIDEO/ Spektakël bio në Angli, Manchester City kalon mes 5 golash Liverpoolin në Kupë

Manchester City fitoi të enjte 3-2 me Liverpool në 1/8 e Carabao Cup dhe kalon më tej në Kupën e Anglisë. Ndeshja mes dy rivalëve prodhoi spektakël në "Etihad Stadium", me futbollin bio që rikthehet pas Kupës së Botës. Ndeshja nisi mirë për "Qytetarët" e Guardiolës që kaluan në avantazh me Haaland në minutën e 10-të të takimit.

"Të kuqtë" do reagonin shpejt dhe në minutën e 20 do shënonin me Carvalho, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin e njëjtë. Në pjesën e dytë ishte City që me Mahrez në minutën e 47 mori avantazhin, teksa vetëm një minutë më vonë ishte Salah që barazoi për 2-2.

Në minutën e 58 pas asistit të De Bruyne Manchester City shënoi golin e tretë dhe të fitores. Me këtë sukses djemtë e Guardiolës kalojnë më tej në Carabao Cup dhe gjejnë Southampton në gjysmëfinale.

 

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE