Një celular i ka mbijetuar rënies nga avioni dhe regjistroi të gjithë “fluturimin” që bëri.
Blake Henderson, një amerikan, po regjistronte me një celular nga dritarja e një aeroplani të vogël, kur papritur i shpëtoi nga dora dhe nisi rënien në tokë.
Pas disa sekondash, “smartphone” bie në tokë, ndërkohë që pamjet që kap gjatë kësaj kohe alternohen mes blusë së qiellit dhe të gjelbrës së tokës, pamje që të marrin mendtë.
Videoja e postuar prej një jave në Youtube ka shkaktuar debate të shumta mes komentuesve, shumica e të cilëve thonë se bëhet fjalë për një video që është reklamë e bërë nga Samsung për të shitur sa më shumë celularë, pasi telefoni që përjetoi këtë eksperiencë, pretndohet se ishte një Samsung Galaxy S 5.
/Shqiptarja.com