VIDEO/ Tirana bën gafën e titullit, bardheblutë ndalen mes 4 golave nga Bylis! Tifozët futen në fushë dhe dhunojnë arbitrin
Futja e tifozëve në fushë dhe dhunimi i arbitrit Kridens Meta
Në duelin mes Tiranës dhe Bylis, skuadrat u ndanë 2-2 në "Arena Egnatia" në Rrogozhinë. Fundi i ndeshjes ka qenë i tensionuar, teksa dhjetra tifozë kanë hyrë në fushë dhe kanë dhunuar arbitrat. Gjithçka lidhet me një penallti të dhënë nga Kridens Meta kundër Tiranës, me bardheblutë që protestuan ashpër. I gjithë stafi teknik dhe presidenca zbriti në fushë, me polemikat që shoqëruan pasndeshjen pasi arbitri nuk u konsultua me VAR-in. Forcat e sigurisë dhe policia nuk mundën të ndalnin tifozët, me arbitrat që u vendosën në shënjester. Protesta edhe nga trajneri Orges Shehi, që u pa në një tjetër version në këtë fund ndeshje. Vetë presidenti Refik Halili zbriti në fushë, dukshëm për të qetësuar të tijtë. Me këtë barazim një javë nga fundi i Superligës, Partizani dhe Tirana janë me pikë të barabarta (64), me të kuqtë që për shkak të ndeshjeve direkte mbajnë kreun. Sa i takon ndeshjes, Tirana kaloi në avantazh me Hilën në të 24 minutë, teksa u barazuan nga Danladi pas një gafe. Sërish Hila në të 54 shënoi për Tiranën, ndërsa Adili nga penalltia nuk gaboi në të 87 minutë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Titulli i Superligës me 'fotofinish', dhunohet Kridens Meta nga tifozët e Tiranës! Bardheblutë ndalen nga Bylisi dhe humbasin kreun, Partizani 'poker' Kastriotit! Krutanët zyrtarisht të rrëzuar
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.3%
-
Keq
63.1%
-
Nuk e di
13.6%
Vota total: 632
Lajme të tjera
-
Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion
26 Prill, 14:38
-
Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip (VIDEO)
26 Prill, 13:45
-
'Nikaj ka probleme', Ivan Gvozdenovic: Skënderbeu ia del me tifozët për në 'Final 4'
26 Prill, 11:48
-
CAS rrëzon FIFA-n, KF Erzeni kursen 120 mijë euro
26 Prill, 11:32
-
Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e industrive kreative
26 Prill, 11:18
-
Volejboll meshkuj/ Tirana prek titullin, fiton edhe derbin e dytë me Partizanin
26 Prill, 11:17
-
FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri
26 Prill, 10:11
-
Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin
26 Prill, 09:24
-
Protesta/ Rithemelimi dhe PL s'heqin dorë nga dhuna, hedhin molotovë drejt Bashkisë së Tiranës (VIDEO + FOTO)
26 Prill, 07:32
-
Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës
25 Prill, 16:08
-
Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania
25 Prill, 15:20
-
Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë për projektin
25 Prill, 12:51