VIDEO/ Tre gola për tri pikë, Partizani mund Erzenin me 10 lojtarë

VIDEO/ Tre gola për tri pikë, Partizani mund Erzenin me 10 lojtarë

Goli i Rrapaj-t

Partizani fitoi 3-0 me Erzenin. Për javën e 22-të në Superligë, të kuqtë fituan në kompleksin e tyre në prani të mijëra tifozëve. Ndeshja nisi "malore" për djemtë e Colellas, që e panë veten me 10 lojtarë pas vetëm një minute lojë. Gueye ndërhyri keq, teksa pas konsultës me VAR kryesori Alla nxori të kuqin. Paçka se me një lojtar më pak, Rrapaj shënoi golin e parë në minutën e 45+1 me goditje dënimi. Me fillimin e pjesës së dytë, Partizani shënoi me Da Silvën në të 47 minutë. Hoti 17 minuta nga fundi shënoi golin e tretë. Me këtë fitore, Partizani mban vendin e dytë me 37 pikë, njëjtë sa kryesuesit e Tiranës. Bardheblutë kanë një ndeshje më pak.


Lajmi kryesor:

VIDEO e golave/ Partizani mund Erzenin dhe 'kërcënon' Tiranën, Bylisi surprizon Laçin! Teuta i falet Grudës dhe 'likuidon' Kukësin


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Banesa përfshihet nga zjarri, shkak një defekt në bombulnë e gazit! Shpëtojnë mrekullisht familjarët 

Gjirokastër/ Banesa përfshihet nga zjarri, shkak një defekt në bombulnë e gazit! Shpëtojnë mrekullisht familjarët