STAMBOLL - Kombëtarja e Turqisë ka marrë rrugën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 (11 qershor - 19 korrik), ndërsa largimi i ekipit është shoqëruar me emocione të mëdha dhe një mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozët.
Mijëra tifozë, edhe me makina, dolën në rrugët e Stamboll për t’i dhënë 'bekimin' skuadrës kombëtare para nisjes për turneun më të madh të futbollit botëror. Autobusi i ekipit u shoqërua deri në aeroport nga një numër i madh tifozësh, të cilët krijuan një atmosferë festive, me makina dhe flamuj të Turqisë.
Pamjet më të bukura u regjistruan pranë Urës së Bosforit, ku flamujt dhe këngët e tifozëve e shndërruan zonën në një festë të vërtetë futbolli. Videot nga kjo përcjellje madhështore janë bërë virale në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e mediave sportive ndërkombëtare.
Turqia siguroi pjesëmarrjen në Botëror pas një fushate të suksesshme kualifikuese. Një nga fitoret më të rëndësishme në rrugën drejt turneut erdhi ndaj Kosovës në stadiumi 'Fadil Vokrri', ku turqit triumfuan me rezultatin minimal 0-1 në finalen play-off.
Në fazën e grupeve të Kupës së Botës, Turqia do të përballet me Australinë, Paraguain dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Komente

