Alisha Njuman ka festuar mbrëmë një medalje të bronztë në kërcimin me shkop në Lojërat Olimpike. 30-vjeçarja nuk shihej mes favoriteve, e megjithatë ia doli të ngjitej në podium duke thyer me lartësinë 4.85 edhe rekordin e vendit të saj, Kanadasë.
Një arritje që ajo e festoi duke bërë twerk para tifozëve të shumtë, duke rritur edhe më tej popullaritetin që ka fituar në fakt jashtë pistave të atletikës. Njuman është një emër i njohur në faqen me përmbajtje pornografike, “OnlyFans”. Sipas mediave, ajo poston atje vazhdimisht poza tunduese, edhe pse asnjëherë nudo.
Pas këtij suksesi, Njuman nuk do njihet vetëm për pozat provokuese në rrjetet sociale, por edhe për suksesin në Lojërat Olimpike të Parisit.
Alysha Newman twerking at the Olympics in Paris today after the Canadian jumps 4.85 m pic.twitter.com/9kCghDQtWw
— Dutch_Investor (@cryptostonk2) August 7, 2024