Bundesliga gjermane e futbollit luan sot javën e 34-t dhe të fundit (15:30). Në këtë raund do vendoset edhe titulli kampion në Gjermani, me Dortmundin dhe Bayern Munich që janë në garë.
Verdhezinjtë e Terzic janë në vendin e parë dhe kërkojnë të fitojnë në shtëpi kundër Mainz. Nga ana tjetër, Munich luan në transfertë me Koln. Me 70 pikë, Dortmund është në krye me dy pikë më shumë se bavarezët dhe luan në shtëpi, teksa "uragani verdhezi" është drejtuar në stadium.
Tifzozët e Dortmund kanë mbushur stadiumin, ndërsa marshimi i tyre drejt impiantit po bën xhiron e medieve. Të shumtë dhe të zhurmshëm, lojtari i 12-të pritet të jetë një faktor shtesë për titullin e Dortmund këtë sezon. Edhe në Gjermani këtë sezon Bundesliga do mësojë fituesin në përballjen e fundit.