GOLAT/ Laçi përmbys 1-2 Partizanin në kryeqytet, në Korçë shtyhet ndeshja! Vllaznia mposht 0-1 Erzenin 'in-extremis', Osmani goditet në kokë

Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të shtunë javën e 20-të, jo pa surpriza. Gjithçka nisi në orën 13:30 në Rrogozhinë, aty ku Erzeni humbi 0-1 nga Vllaznia vetëm në momentet e fundit, falë edhe një gafe të portierit shijakas. Në 17:00 Partizani u befasua 1-2 nga Laçi, me "Demat" që bëjnë hapa pas në garën e titullit edhe pse në fund do jetë formula "Final 4" që vendos gjithçka. Sfida tjetër mes Skënderbeut dhe Dinamos u shty për shkak të reshjeve të shumta të dëborës në Korçë.

Në fushën neutrale të Rrogozhinës, Erzeni humbi "në shtëpi" 0-1 nga Vllaznia. Një gol në fundin e duelit nga Stojanovic i dha tri pikë shkodranëve, për fitoren e pestë radhazi nën drejtimin e Qatip Osmanit. Loja ishte me raste për dy skuadrat, teksa gjithçka u vendos vetëm në fundin e saj. Duhej një krosim nga këndi i Malës që Bruno Puja mos e kontrollonte dot topin dhe sfera e mbetur në zonë u shty nga mbrojtësi Stojanovic drejt rrjetës. Gjatë festës së golit, drejtori sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani u godit me shishe në fytyrë nga tribuna, duke u rrëzuar në toka dhe marrë ndihmën mjekësore. Nuk munguan tensionet mes tifozëve dhe pankinës shkodrane, ndërsa gjithçka u mbyll me kaq. 

Laçi bën befasinë e madhe në "Arenën e Demave". Kurbinasit përmbysën 1-2 Partizanin dhe sigurojnë tri pikë me vlerë në një ndeshje që u vendos në shtesën e gjashtë. Hap fals për të kuqtë e Orges Shehit, që shohin Egnatian tetë pikë më sipër në krye të klasifikimit. Ndeshja në fillim foli për vendasit, që shënuan pas vetëm 12 minutave lojë me Mensah. Sulmuesi kërceu mbi të gjithë dhe ia ndali sferën në rrjetë Dajsinanit. Kur dukej se "Demat" do mbyllnin llogaritë e ndeshjes, fundi rezultoi i hidhur për ta. Në minutën e 83 Sobouale barazoi gjithçka me një aksion të rrjedhshëm. Laçi nuk u ndal këtu, por në shtesën e gjashtë shënoi edhe golin e fitores me Ledio Tresën.

Superliga, java 20-të:

E premte

Kukësi 1-4 Egnatia

Teuta 2-2 Tirana

E shtunë

13:30 Egnatia 0-1 Vllaznia

17:00 Partizani 1-2 Laçi

17:00 Skënderbeu - Dinamo (e shtyrë prej kushteve atmosferike)

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:44
Humbja e parë me Partizanin, Orges Shehi: Stoli të jetë 'i egër', e pësuam nga butësia jonë


Partizani humbi 1-2 me Laçin me përmbysje për javën e 20-të të Superligës. Nga "Arena e Demave", trajneri Orges Shehi tha se të tijtë duhet të jenë më të frikshëm para portës, duke "qarë" rastet e humbura. Për durrsakun kjo ishte humbja e parë në stolin e të kuqve.

"Kemi shpërdoruar shumë. Në atë moment kur duhet të mbyllnim ndeshjen, filluam t'i jepnim zemër kundërshtarit. Më vjen keq që hymë në presion duke humbur raste. Të rrimë të qajmë mungesat, mendoj se është e pavend. E kishim ndeshjen në dorë, mund ta kontrollonim më mirë. Shkon situata ndryshe nëse shënon.

Duam të dalim para portës, por aty duam të finalizojmë. Hymë në presion duke humbur raste. Pastaj sigurisht që lojtarët që futen duhet të ndryshojnë marshin. Duhet të kenë një egërsi më shumë. Duhet ta kishim zgjidhur më mirë, sidomos vendosjen në mbrojtje.

Do mësohem me këto situata, kështu që na mbetet vetëm të punojmë. Futbolli i tillë është, ndonjëherë humb atëherë kur nuk e meriton. E humbëm ndeshjen nga butësia jonë", tha Shehi për MCN.

Ora 19:00
VIDEO/ Partizani bën hapa pas në garën për titullin, Laçi e përmbys 1-2 në kryeqytet në limite

laci.jpg" style="height:444px; width:780px" />
Laçi bën befasinë e madhe në "Arenën e Demave". Kurbinasit përmbysën 1-2 Partizanin dhe sigurojnë tri pikë me vlerë në një ndeshje që u vendos në shtesën e gjashtë. Hap fals për të kuqtë e Orges Shehit, që shohin Egnatian tetë pikë më sipër në krye të klasifikimit.

Ndeshja në fillim foli për vendasit, që shënuan pas vetëm 12 minutave lojë me Mensah. Sulmuesi kërceu mbi të gjithë dhe ia ndali sferën në rrjetë Dajsinanit. Kur dukej se "Demat" do mbyllnin llogaritë e ndeshjes, fundi rezultoi i hidhur për ta.

Në minutën e 83 Sobouale barazoi gjithçka me një aksion të rrjedhshëm. Laçi nuk u ndal këtu, por në shtesën e gjashtë shënoi edhe golin e fitores me Ledio Tresën. Partizani befasohet dhe Orges Shehi merr humbjen e parë si i kuq, duke qenë në vendin e dytë me 35 pikë. Laçi me 25 pikë merr vendin e pestë.

 

 

 

Ora 17:18
FOTO/ Dëbora i shtyu ndeshjen kundër Dinamos, Skënderbeu 'izolohet' në Pallatin e Sportit


Dëbora e dendur që "pushtoi" këtë të shtunë një pjesë të madhe të Shqipërisë bëri që ndeshja mes Skënderbeut dhe Dinamos në Korçë të shtyhej.

Sasia e madhe e dëborës e bëri të pamundur pastrimin e fushës, me duelin e Superligës që do zhvillohet në një tjetër datë. Në Korçë nuk kanë humbur kohë dhe trajneri Ivan Gvozdenovic e ka nxjerrë ekipin e tij në stërvitje.

Serbi ka gjetur një ide origjinale dhe Skënderbeu është stërvitur këtë pasdite në Pallatin e Sportit "Tamara Nikolla".

 

Ora 16:42
VIDEO/ Goli në minutën e fundit, momenti kur Tefik Osmani goditet në fytyrë nga tifozët e Erzenit

1705765429_tefikosmani.JPG

Vllaznia fitoi 0-1 kundër Erzenit në ndeshjen e zhvilluar në fushën neutrale të Rrogozhinës. Një gol i Stojanovic në fundin e sfidës bëri që djemtë nga Shkodra të dilnin me tri pikë. Në festën e golit, një shishe nga tribuna goditi në fytyrë drejtorin sportiv të Vllaznisë, Tefik Osmani. Menjëherë stafet mjekësore të dy skuadrave i erdhën në ndihmë korçarit, që për fat të mirë nuk ka pasoja të rënda. Duket se tifozët shijakas s'e kanë kapërdirë dot golin e pësuar në fund.

Ora 15:48
Erzeni 'i dhuron' fitoren Vllaznisë në 'frymën e fundit', goditet në fytyrë Tefik Osmani (VIDEO)

Momenti i goditjes së T. Osmanit

Në fushën neutrale të Rrogozhinës, Erzeni humbi "në shtëpi" 0-1 nga Vllaznia. Një gol në fundin e duelit nga Stojanovic i dha tri pikë shkodranëve, për fitoren e pestë radhazi nën drejtimin e Qatip Osmanit. Loja ishte me raste për dy skuadrat, teksa gjithçka u vendos vetëm në fundin e saj. Duhej një krosim nga këndi i Malës që Bruno Puja mos e kontrollonte dot topin dhe sfera e mbetur në zonë u shty nga mbrojtësi Stojanovic drejt rrjetës. Gjatë festës së golit, drejtori sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani u godit me shishe në fytyrë nga tribuna, duke u rrëzuar në toka dhe marrë ndihmën mjekësore. Nuk munguan tensionet mes tifozëve dhe pankinës shkodrane, ndërsa gjithçka u mbyll me kaq. Vllaznia me 32 pikë shkon në vendin e tretë, ndërsa Erzeni me 22 pikë mbetet në vendin e tretë nga fundi.

 

S.Dh/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Non grata' nga SHBA, shpallet në kërkim ndërkombëtar Artan Grubi 

'Non grata' nga SHBA, shpallet në kërkim ndërkombëtar Artan Grubi