Videoja më e bukur e realizuar për Krishtlindje këtë vit...

Videoja më e bukur e realizuar për Krishtlindje këtë vit...

Foto nga videoja Ava dhe Edgar

Reklama e Krishtlindjes për këtë vit nga John Lewis është bërë shumë e njohur.

Videoja bazohet në miqësinë e një vajze të vogël me një dragua të ri të quajtur Edgar, i cili prish festimet pasi lëshon zjarr herë pas here.

Edgar prish çdogjë kur lëshon zjarr nga hundët.

Shkrin aksidentalisht sheshin e patinazhit, prish një plak dëbore në një pellg dhe i vë zjarrin pemës së Krishtlindjes në fshat.

Ai largohet i dëshpëruar, por shoqja e tij Ava i qëndron afër dhe shkon tek ai me kekun e Krishtlindjes.

Bashkë me Avën shkojnë në drekën e Krishtlindjes, ku të gjithë frikësohen se mos ai do të prishë gjithçka, por ai në fund pjek kekun dhe i lumturon të gjithë.

John Lewis & Partners dhe Waitrose & Partners bashkuan forcat duke sjellë reklamën e shumëpritur, me xhirimet në Budapest.

"Jam i kënaqur që dy markat tona janë bashkuar për fushatën e Krishtlindjeve të këtij viti. Filloi nga një shkëndijë. Është një histori gazmore dhe e ngrohtë që do t’i  prekë të gjithë këtë krishtlindje”, u shpreh Leëis.

Reklamat e mëparshme të John Lewis për Krishtlindje kanë përfshirë buxhete prej rreth 1,2 milionë euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)