
Në videon e publikuara nga South First Responders, që daton nga fillimi i sulmit të Hamasit më 7 tetor në Izrael, një baba shihet duke u larguar me makinë për të shpëtuar vajzën e tij, por përfundon në një pritë nga Hamasi në Kfar Aza.
Në video, burri dëgjohet duke folur në telefon me vajzën e tij. Në sekondat e para të audios, duket qartë se vajza e tij është lënduar.
Me zë të dobët dhe të ngjirur vajza thotë: “Babi më kanë pushkatuar, hajde”.
Babai e pyet nëse milicët e Hamasit janë ende atje, por vajza e tij, në vështirësi, i përgjigjet duke i thënë: "Jo".
Babai vendos ta shpëtojë vajzën gjithsesi, kalon para dy liderëve të Hamasit, të cilët ndoshta janë nga terroristët që qëlluan vajzën e tij dhe më pas ndalon makinën, raporton La Repubblica.
Ai dallon një person në anën e djathtë të rrugës, duke e ngatërruar fillimisht me një ushtar të IDF-së dhe i thotë:
“Ata qëlluan vajzën time!".
Fatkeqësisht, nuk ai nuk ishte një ushtar izraelit, por një ushtar i Hamasit që hap zjarr ndaj automjetit të tij. Pavarësisht kësaj, ai ka vazhduar duke ecur me makinë për të shpëtuar vajzën e tij, duke bërtitur se makina e tij është goditur nga plumbat.
Për momentin, South First Responders nuk kanë lëshuar ndonjë informacion të mëtejshëm, kështu që nuk bëhet me dije nëse babai dhe vajza i mbijetuan sulmit.
Lajmi kryesor:
Netanyahu drejtuar kombit: Është lufta jonë e dytë e pavarësisë, fito ose pusho së ekzistuari! Izraeli tërheq ambasadorin në Turqi








