Drerët e njerëzit bashkë në një strehë të ruhen nga stuhia! Videoja që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve

Nara, një zonë afër Koyoto, në Japoni është një qytet i famshëm për praninë e drerëve Sika. Këtu bashkëjetesa e kafshëve me njerëzit duket se është normale.

Në rrjetet sociale u publikua një video ku, gjatë një stuhie të fortë me shi dhe bubullima të vazhdueshme, njerëzit dhe drerët gjetën strehën e përbashkët nën një verandë.

Të shumtë ishin ata që shfrytëzuan momentin që të bënin selfie me kafshët të cilët duket se janë të pashqetësuara dhe aspak të frikësuara.

Një veprim i tillë nuk është i zakonshëm dhe videoja ka tërhequr vëmendjen e të gjithë atyre që ndjekin rrjetet sociale.

 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim