Edhe marsianët e kanë privilegjin të përjetojnë perëndimet romantike të diellit, por ndryshe nga ne tokësorët, ‘oazi i qetësisë’ për ta, është ngjyrë blu dhe nga pamjet filmike, të jep përshtypjen e mbrëmjeve në Tokë, ku dielli duket si hënë e plotë.

Planeti i kuq ndryshon ngjyrë plotësisht si pasojë e ndërthurjes së dritave dhe pluhurit në atmosferë. Pjesa tjetër e qiellit është në ngjyrë të verdhë dhe portokalli.