Dani ka provuar edhe një herë talentin dhe profesionalizmin e saj, duke vërtetuar kështu fjalët nga mediat evropiane, që e konsiderojnë si një nga pretendentet kryesore për çmimin e parë.
Në përshkrimin e botuar në faqen zyrtare të Eurovisionit thuhet se, Dani është një profesioniste e vërtetë dhe se kjo duket nga ajo që bën dhe mënyra se si këndon.
Në performancën e këngës I’m alive, Elhaida do vishet nga stilisti kosovar Valdrin Sahiti dhe mendohet se do të ketë surpriza dhe në skenografi dhe efekte gjatë performancës.