Militantët e ISIS kanë ekzekutuar sot në Irak 3 meshkuj, me akuzën e homoseksualitetit dhe blasfemisë. Tre burrat janë ulur në gjunjë me xhihadistët e maskuar mbi krye gati për t’u ekzekutuar brutalisht me shpata në duar.

‘Spektakli’ mblodhi një numër të madh njerëzish kureshtarë në qendër të qytetit dhe po ashtu edhe performanca që pasoi vdekjen e 3 homoseksualëve blasfemik. Militanët e maskuar i kanë tërhequr trupat pa jetë zvarrë me motorr në të gjithë qytetin duke tërhequr brohoritje nga ‘spektatorët’.