Emaili, që sot konsiderohet si një gjë krejt normale dhe e domosdoshme për çdo person, dekada më parë nuk ka qenë kaq i thjeshtë për tu instaluar si sot.
 
Në këtë video tregohet qartë sesi njerëzit dikur rropateshin për të lidhur aparaturat me njëra-tjetrën për të realizuar dërgimin e mesazheve në destinacione të dnryshme.
 
Ajo flet se emaili është dërguar që në vitin 1984,kur ishte i nevojshëm lidhja e telefonit, duke futur kabëll në modem  për të marrë sinjal lidhje nga ofruesi, ku vetëm në këtë mënyrë mund të transmetohej teksti i emailit.
 
Kjo video tregon sesa e vështirë ishte kjo procedurë, ndërkohë që vit pas viti e dekadë pas dekade përdorimi i teknologjisë së komunikimit ka ndryshuar shumë.