VIDEO-LAJM/ Ja si reagoi Basha pas masakrës së 21 janarit

TIRANË- Sot 11 vite nga 21 janari, ende nuk ka asnjë fajtor përpara drejtësisë dhe kjo është e mjaftueshme për të kuptuar se deklarata e Lulzim Bashës asokohe ministër i Brendshëm se kjo ngjarje kriminale do të zbardhej, ishte thjesht një kortezi, “sa për të thënë”.

Report Tv risjell në vëmendje deklaratën e Bashës nga spitali i Traumës, e që duke e sjellë në kontekstin e sotëm, kuptohet se ai  jo vetëm nuk bëri asgjë për të zbardhur krimin, përkundrazi është akuzuar se ka bërë gjithçka së bashku me grupin e Sali Berishës për të manipuluar provat dhe për të mbuluar gjurmët pas masakrës së 21 Janarit.

“Duke u përballur me kontigjente të mirëpërgatitura të krimit, të drejtuara, orkestruara, nga drejtuesit dhe paralajmëruesit, i sihurojë familjarët që do bëhet gjithçka për shërimin e tyre të shpejt. Desha të shpreh keqardhjen për humbjen e jetëve të tre qytetarëve dhe rrezikimit e jetës të një qytetari, në kushte dhe rrethana të pa zbardhura dhe që po hetonte nga një grup i specializuar, që ka dhe do të ketë mbështetjet nga Ministria e Brendshme. I siguroj që Policia e Shtetit dhe të gjitha organet e tjera të Ministrisë së Brendshme në mbështetje të këtij hetimi nuk do të lënë asgjë pa zbardhur, rrethanat dhe autorët e këtyre akteve kriminale dhe pa i vënë ata para drejtësisë”, ka thënë Basha

Janë qëlluar me snajper?

Burimi i kësaj deklarate janë organizatorët dhe drejtuesit e tentativës për të marrë me dhunë institucionet kushtueses, ia lë ndërgjegjes që çdo qytetari dhe gazetari t’i gjykojë se sa të besueshëm janë këta individë që projektuan, organizuan dhe drejtuan këtë akt të pashembullt në hapësirë euroatralinte të tentativës për të marrë pushtetin me dhunë, Policia do të je ët ë krye të detyrës do të mbrojë rendin, qetësinë publike, institucionet dhe shtetin ligjor”, tha Basha nga spitali i Traumës.

Në 21 janar mbetën të vrarë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, të cilët janë shpallur ‘Dëshmorë të Kombit’. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë