TIRANE - Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugorë shpesh herë lë për të dëshiruar nga drejtuesit e mjeteve në Shqipëri, por nuk mungojnë as rastet kur si semafori dhe polici paçka se ndodhen në kryqëzim nuk respektohen dhe në mes të ditës.
“Shqiptarja.com” ka mundur të sigurojë një video ku në kryqëzimin e rrugës së Durrësit me rrugën ‘Fortuzi’ në Tiranë një drejtues motori shmang semaforin dhe nuk respekton policin rrugor dhe pse ai i bënë shenjë të ndalojë.

E vetmja mënyrë e gjetur nga polici në ato moment është të pengojë duke frenuar motorin, e sic e shihni në pamje polici kap motorrin në pjesën e pasme por pa mundur ta ndalë.

Kjo skenë është shënuar në orët e mesditës në 30 korrik, teksa pasi nuk mund të ndal motorin polici rrugorë nxjerr telefonin për të njoftuar patrullat e tjera të shërbimit.

Në është gjobitur apo jo ky motorçiklisti për shkleje të rregullave të qarkullimit ende nuk dihet, por skena ka pasur dhe kureshtjen e kalimtarëve të ndodhur duke kaluar rrugën në atë moment.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)