Videolajm/ Macja, miku më i mirë i
njeriut, mbron fëmijën nga qeni

SHBA - Një mace ka treguar se mund të jetë po aq besnike duke shpëtuar pronarin e vogël nga sulmi i një qeni në Kaliforni.
 
Në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë  duket një djalosh i vogël i cili po bën xhiro me biçikletën e tij pranë një makine të parkuar.
 
Nga një kënd tjetër tregohet një qen që shikon nga krahu tjetër i makinës dhe niset drejt fëmijës.
 
Papritur qeni sulmon fëmijën duke e kafshuar në këmbë duke e tërhequr nga biçikleta.
 
Në një  fragment sekonde macja e djaloshit hidhet drejt qenit dhe e ndjek atë, ndërsa mamaja u afrua te i biri.
 
Pasi largoi qenin macja kthehet te djaloshi dje familja largohet nga skena.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'