SHBA- Ndërsa Presidenti i SHBA ishte duke votuar në një qendër votimi të Illinois ka rënë pre e xhelozisë të një të riu. Ky i fundit iu afrua Obamës duke i thënë: “Zoti President mos ma prek të dashurën tani”. Vetë reagimi i kreut të Washingtonit ishte po aq suprizuhes.
 
“Kërcënimi” u duk qartazi që vuri në siklet Obamën ndërsa po votonte në kutinë me numër 44, ngjitur me të
dashurën e të riut, Aia Cooper. Ndërsa kjo e fundit filloi të qeshë dhe i kërkoi falje Presidentit për sjelljen e të dashurit, Obama përgjigjet kokëulur: “Nuk doja ta bëja këtë.”
 
Pas një sër të qeshurash në salle dhe pasi mori vesh dhe emrin e djaloshit, Obama iu drejtua Cooper-it: “Tani do të ktheheni në shtëpi dhe do u tregoni miqëve tuaj për këtë. Nuk mund ta besoj.”
 
Në fund, pasi  mbaroi së votuari, Presidenti amerikan përqafoi Aia Cooper, vazhdoi “lojën” dhe momentet e shakasë duke i thënë kësaj të fundit: “Tani ti do më puthësh mua, që t’i japësh një arsye për të folur të dashurit tënd. Tani po, që ai do bëhet xheloz”.
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)