Kjo ngjarje ka ndodhur në juglindje të Norvegjisë. Kjo është hera e parë që ka dëshmitar në një fenomen të tillë dhe për më tepër të jetë e regjistruar në kamera.
Ekspertët thanë se do ta analizojnë gurin që duket në video, por janë të bindur se është një meteor.
"Ajo nuk mund të jetë gjë tjetër. Është forma tipike e meteorit", tha parashutisti.
Meteori u filmua nga kamera që mbante Anders të fiksuar në pajimet e tij të sigurisë.
Ekspertët dhe shkencëtarët janë në kërkim të meteorit për ta analizuar.
(v.gj/shqiptarja.com)