Monumenti 20 metërsh i idhullit sovjetik, u sulmua nga turmat e protestuesve në Sheshin e Lirisë, të cilët e rrëzuan shtatoren në tokë duke e tërhequr me litarë.
Kharkivi është qyteti më i dytë më i madh në Ukrainë, pas kryeqytetit Kiev dhe ndodhet afro 20 kilometra nga kufiri me Rusinë. Në muajt Mars dhe Prill Kahrkivi u kthye në skenë të përleshjeve të dhunshme ndërmjet demonstruesve prorusë dhe ukrainasve.
Shtatorja e Leninit është bërë edhe më herët pre e sulmeve, por protestuesit janë ndeshur me kundërshtimet e grupeve proruse, që formuan bllokadë kundër rrëzimit të Leninit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)