Një qytetar i cili kishte shkuar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza së bashku me gruan për të vizituar fëmijën e tyre, është bërë pre e dhunës së rojës në hyrje të spitalit. Kjo për shkak se qytetari në fjalë nuk e dinte se për tu futur në spital me makinë duhet të paguash lekë.

Ai është irrituar kur roja i ka kërkuar paratë, ka dalë nga makina dhe fillojnë të zihen me njëri-tjetrin.

Video-denoncimi është publikuar në faqen online në Facebook “Jeta osh qef"