Gjatë vizitës së Kryeministrit Rama te “Shtëpia e Zotërinjve”, e cila është një iniciativë private që ofron shërbim rezidencial dhe ditor për të moshuarit, ky i fundit ka shkëmbyer batuta me një të moshuar.

“Të falenderoj dhe kemi kënaqësi të madhe se nuk na e merrte mendja që një kryeministër të vinte të takonte,” – u shpreh një banor i “Shtëpisë së Zotërinjve”. Të cilit, Kryeministri me humor iu përgjigj: “Do vij prapë e prapë këtu dhe do të të gjej, se moshë e vjetër, po kockë e fortë je”. 

“Shtëpia e Zotërinjve” është qendra më e re e përkujdesit ndaj të moshuarve në Tiranë, e mbështetur nga Qendra “Yunus Social Business Albania”
 
Në këtë Qendër ishte edhe Prof. Muhammad Yunus fitues i çmimit Nobel, Muhammad Yunus dhe Ministri i Mirëqennies Sociale Erion Veliaj. Yunus është iniciator i zhvillimit të konceptit të biznesit social, i cili prej disa kohësh jep kontributin e tij edhe në Shqipëri, përmes “Yunus Social Business Albania”, për ngritjen dhe mbështetjen e sipërmarrjes sociale.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)