Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomontazh, ku e shfaq Monika Kryemadhin duke parë filxhan.

Rama teksa ironizon thellë deklaratat e Kryemadhit së fundmi për 'denoncime të aferave të mëdha'. Rama thotë se në filxhan Kryemadhit i del një L, duke lënë të nënkuptojë Lulzim Basha i cili flet pas krahëve me një E, duke nënkuptuar Edi Rama.

“Ke një rrugë... është një me E që të bën magji... Qenka edhe një L që flet pas kurrizit tënd me këtë me E... Po ky me I ky kush është ky motra (?) ke një me I që vika vërdallë natën në lagje... Ja prit prit... Mos u mërzit...”, shkruan Rama, teksa poston videon e mëposhtme.